Takohuni.Com Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Takohuni.com forum
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mosmarrëveshja për fillimin e agjërimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Mosmarrëveshja për fillimin e agjërimit Empty
MesazhTitulli: Mosmarrëveshja për fillimin e agjërimit   Mosmarrëveshja për fillimin e agjërimit I_icon_minitimeThu Dec 30, 2010 5:07 pm

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dijetarët kanë mosmarrëveshje për obligimin e agjërimit kur hëna e Ramazanit shikohet në një shtet: a është agjërimi detyrë për të gjitha shtetet apo çdo shtet e shikon vet? E njëjta gjë është edhe për hënën e Sheualit.

Prej thënieve të dijetarëve në këtë çështje nxjerrim katër thënie:

1. Për xhumhurët shikimi i hënës së Ramazanit në një shtet prej shteteve muslimane e bën agjërimin detyrë për të gjitha shtetet.

2. Për shafijtët dhe hanbelijtë: çdo shtet e shikon vetë hënën dhe nuk i detyrohet shikimit të tjetër kujt.

3. Kur shtetet janë afër me njëri-tjetrin shikimi i hënës prej një nga shtetet e bën agjërimin detyrë për fqinjët e të tjerët, nëse janë larg nuk e kanë detyrë agjërimin. Kjo thënie është te shafijtët dhe te hanbelijtët dhe e preferon Shejhul Islam, Ibn Tejmia, i cili i kushtëzon me arritjen e lajmit.

4. Kur shikimi i hënës saktësohet prej imamit, të gjithë njerëzit e kanë detyrë agjërimin qofshin këto vende afër apo larg, sepse shtetet në realitet janë si një shtet i vetëm dhe gjykimi i tij zbatohet te të gjithë.

Thënia e katërt dhe e tretë nuk kanë ndryshim. Në këtë çështje preferohet se shtetet kur njësohen për fillimin e agjërimit dhe janë afër me njëri-tjetrin ose saktësohet shikimi i hënës prej imamit, agjërimi është detyrë për të gjithë.

Thënësit e thënies së parë argumentohen me hadithin e Ebu Hurejrës -kënaqësia e Allahut qoftë me të!-, i cili thotë se kaa thënë Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!–: "Agjëroni me të parin e hënës dhe hani me të parit e hënës..." Buhariu.

Kjo është thënie e përgjithshme për të gjithë muslimanët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mosmarrëveshja për fillimin e agjërimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Takohuni.Com Forum :: Arti dhe Kultura :: Feja muslimane-
Kërce tek: