Takohuni.Com Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Takohuni.com forum
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e Internetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Historia e Internetit   Empty
MesazhTitulli: Historia e Internetit    Historia e Internetit   I_icon_minitimeThu Dec 30, 2010 4:20 pm

Interneti është rrjet (ang.:network , lexo:netuork) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë të dhëna (ang.:data të caktuara duke përdorur Internet protokolin (IP) standard. Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që përmbanë miliona pjesëza të vogla rrjetesh rajonale, akademike, të biznesit e qeveritare, të cilat në vete përmbajnë informata dhe shërbime të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit, transferuesit e skedave dhe dokumentet e tjera nga e gjithë bota.



Rrjete informative

LAN(Local Area Network)

Eshte sistem i rrjetes kompjuterike ne te cilen kyqen/lidhen kompjuteret dhe pajisjet periferike te nje zyre ose kompanie.Pajisjet gjenden ne nje distance te vogel fizike.Kjo lidhje behet me qellim te shfrytezimit te perbashket te resurseve,pra ndarjes se tyre (p.sh nje printer perdoret prej disa shfrytezuesve)

WAN(Wide Area Network)

Kur Kompjuteret qe gjenden ne distanca te medha janë të lidhur mes vete permes rrjetes kompjuterike ateher kemi te bejme me WAN.Shembull mund te jete nje kompani qe zyrat i ka ne dy qytete te largeta dhe shfrytezuesit kane mundesi qe te bejne shkembimin e informatave nga te dy zyrat.

Client/Server

Nje arkitekture e rrjetit ne te cilin cdo kompjuter ne rrjet eshte ose klient ose server.Serveret jane kompjuter te fuqishem te dedikuar per menaxhimin e disqeve,shtypseve ose trafikun ne rrjet.Serveret sigurojne te dhenat per te gjithe kompjuteret qe jane brenda rrjetit.Klientet ne anen tjeter jane kompjuter personale(PC),ne te cilet shfrytezuesit i perdorin programet aplikative.Klientet lidhen ne serverë me qellim te shfrytezuesit te resurseve siq jane fajllat dhe pajisjet e gjithashtu edhe per fuqi procesuese.

Puna e kompjutereve te lidhur ne grup (Workgroup)

Disa kompjuter te lidhur ne rrjet paraqesin nje grup punues.Ne kete rast shfrytezuesit mund te bejne ndarjen e shtypesit,modemit,skanerit,por edhe të informatave te tyre neper kompjuter.Shfrytezuesit mund t'u japin qasje shfrytezuesve te tjere ne resurset e tyre.Workgroup i ka edhe te metat e veta,pasi qe ne rast te kyqjes se me shume shfrytezuesve ne nje kompjuter,ai do te ngadalsohet shume,pastaj siguria eshte me e vogel dhe ne rast se gabohet ne dhenien e te drejtave,mund te vjen edhe deri te keqperdorimet e ndryshme.


Interneti

Ç'është Interneti dhe si mund të shfrytëzohet?

Interneti eshte definicion i një rrjeti global qe p[erbhet nga shume rrjeta te lidhura ne mes vete.Qeshtja unike e Internetit eshte se mund te keni qasje ne aq shume informata nepermjet tij.Sipas nevojes ju mund te kerkoni dhe te gjeni lloj-lloj informatash per tema te ndryshme,t'i ruani ato ose edhe t'i shtypni.Sherbimet kryesore te Internetit janë: WWW,FTP,E-mail,Chat,E-Commerce.

Dallimi në mes World Wide Web (WWW) dhe Internet-it

Interneti eshte rrjet masiv qe perbehet nga rrjetet tjera,pra nje infrastrukture e rrjeteve kompjuterike.Ai lidh miliona kompjuter nga gjithe globi duke formuar nje rrjet te tille ku secili kompjuter mund te komunikoje me kompjuterin tjeter kudo ne bote,me kusht qe te dy jane te lidhur ne internet. Informatat qe udhetojne permes internetit shfrytezojne llojllojshmeri gjuesh te njohura si protokolle.Ne anen tjeter World Wide Web eshte nje menyre per t'iu qasur informatave permes mediumit te internetit.Eshte pra një model qe ndertohen mbi internetin dhe qe perdor protokollin e tij HTTP per transmetimin e shenimeve.Web-i eshte vetem nje prej menyrave qe informacionet mund te shfrytezohen permes internetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Internetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si të rrisim shpejtesinë e Internetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Takohuni.Com Forum :: Informatika :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: