Nese doni të dini se kush ju ka shtuar në listen e kontakteve, shkoni te Tools/Options dhe zgjidhni Privacy. Klikoni mbi butonin View dhe do t’u shfaqet lista e kerkuar.
Si ta merrni vesh se kush ju ka fshirë nga lista
Shkoni te Tools/Options dhe klikoni mbi tabin Privacy ne panelin në të majtë. Në listen e pare me emra, atë që ndodhet nën diçiturën Allow list, klikoni me butonin e djathtë të miut mbi emrin e personit qe dyshoni se iu ka fshire nga lista e tij. Nëse opcioni “Delete” eshte i vlefshem, atehere kjo do të thote se personi në fjale ju ka fshire nga lista, ne rast te kundert do te thote se emri juaj gjendet ende në listën e tij.
Si të importoni listën e vjetër të kontakteve në një llogari të re
Fillimisht, hapni WLM me llogarinë e vjeter. Shkoni te menyja Contacts, zgjidhni “Save my contacts list” dhe ruajeni ku te deshironi. Pastaj dilni nga WLM dhe futuni serish me adresën e re. Shkoni edhe njëherë te menyja Contacts, zgjidhni “Import contacts from a file” dhe percaktoni vendodhjen ku e ruajtet skedarin pak me pare.
Te fshehtat e MSN messenger
Si të hapni add nga cilado adrese e postës elektronike
Shumica prej jush ndoshta e dine kete, por te tjeret duhet ta kene te qarte se eshte e nevojshme nje “pashaporte”.
Ndiqni hapat e meposhtem:
1. Shkoni në faqen:
Kodi:
www.passport.net2. Te seksioni “Use an e-mail address you already have” (Përdor një adresë ekzistuese), klikoni Get started now (Fillo tani).
3. Plotësoni formularin me të dhënat që kërkohen.
4. Hapni adresën e postës elektronike dhe klikoni mbi linkun që ju është dërguar nga Windows Live Messenger
5. Hapni WLM-në me adresën që regjistruat.
Si të çaktivizoni hapjen automatike të mesazherit
Jo gjithkush dëshiron që WLM të hapet automatikisht, sa herë që ndez komjuterin. Për ta çaktivizuar këtë alternativë, shkoni te menyja Tools, zgjidhni Options dhe klikoni mbi tabin General. Këtu do t’ju shfaqen disa opcione. E hekim tikun prej te “Automatically run messenger when I log on to Windows “ dhe ia keni arritur qëllimit.