Takohuni.Com Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Takohuni.com forum
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si të .. riparojmë gabimin €œNTLDR Is Missing

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Si të ..  riparojmë gabimin €œNTLDR Is Missing Empty
MesazhTitulli: Si të .. riparojmë gabimin €œNTLDR Is Missing   Si të ..  riparojmë gabimin €œNTLDR Is Missing I_icon_minitimeThu Dec 30, 2010 4:25 pm

Një nga gabimet që ndodhin e për shkak të cilave kompjuteri nuk mund të ndizet është ai i cili shfaqet në ekran si “NTLDR is missing”. Ky gabim mund të ndodh për shkak të disa çrregullimeve gjatë fazës së nisjes së sistemit operativ
të cilat kryesisht mund të jenë:

· Nëse ka ndonjë CD ose fllopi disk nga e cila nuk mund të niset sistemi (me ç’rast duhet larguar atë dhe provuar prapë me lëshimin e kompjuterit)

· Nëse kemi shtuar një disk të ri apo ndonjë disk tjetër i cili ka Windows XP më vete (me ç’rast duhet rishikuar konfigurimin e disqeve duke pasur parasysh që disku i parë duhet të jetë Master derisa ai i dyti Slave)


Nëse nuk është asnjëri nga rastet e më sipërme atëherë me gjasë ka ardhur deri te çrregullimi i fajllave me anën e të cilave niset Windowsi dhe duhet ndërmarrë hapat e mëposhtëm:

1. Vendosni një CD të Windows XP (që është bootable) në CD-ROM

2. Kur paraqitet ekrani “Pres any key to boot from CD...” shtypni cilindo tast në tastierë për ta nisur kompjuterin nga CD (nëse ky ekran nuk paraqitet atëherë duhet rregulluar në BIOS që kompjuteri të niset së pari nga CD)

3. Pasi të paraqitet Windows XP setup meny, shtypni tastin “R” me anë të cilit arrijmë deri te ekrani për riparimin e Windowsit

4. Kyçuni në instalimin ekzistues të Windowsit duke shtypur tastin “1” dhe Enter

5. Pastaj do të kërkohet nga ju të shënoni passwordin e Administratorit , ose nëse kompjuteri nuk ka password të Administratorit atëherë vetëm shtypni tastin Enter

6. Kopjoni dy fajllat e mëposhtëm në direktoriumin root të diskut primar. Në shembullin e dhënë më poshtë ne do të kopjojmë fajllat nga CD-ROM-i i cili ka emrin “E”. Kjo shkronjë mundë të mos jetë e njëjtë në kompjuterin tuaj.

copy e:\i386\ntldr c:\

copy e:\i386\ntdetect.com c:\

7. Pasi të jenë kopjuar të dy fajllat, largoni CD nga lexuesi dhe ri-nisni kompjuterin.
Pas kësaj procedure kompjuteri do të duhej të startojë në mënyrë normale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të .. riparojmë gabimin €œNTLDR Is Missing
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Takohuni.Com Forum :: Informatika :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: