Përfitimet nga dhikri
Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “El-Vadil es-Sajjib” përmend mbi shtatëdhjetë përfitime nga të kujtuarit e Allahut (dhikrit), në to mes tjerave bën pjesë edhe ajo që:
Të kujtuarit e Allahut dëbon, mundon dhe largon shejtanin dhe shkakton kënaqësinë e Mëshirëplotit. Kjo largon brengat, vuajtjet dhe pikëllimin, ndërsa në zemër futë gëzim, lumturi dhe hare.
Të kujtuarit e Allahut forcon zemrën dhe trupin. Kjo ndriçon zemrën dhe fytyrën me dritë të besimit dhe sjell furnizimin.
Të kujtuarit e Allahut sjell respekt, mirësi dhe lumturi. Pos kësaj kjo kultivon dashur e cila si e tillë është frymë e Islamit, synim i fesë dhe strumbullar i lumturisë dhe shpëtimit.
Të kujtuarit e Allahut salikut i mundëson vetëkontroll dhe hap dyert e bamirësisë, ashtu që i nënshtrohet Allahut sikur ta shikonte vetë. Kjo e shtyn të pendohet dhe t’i drejtohet Allahut me lutje që ta afrojë afër Tij. Ngase, robi është afër Allahut për aq sa shpesh e kujton Ate, ndërsa larg për aq sa e harron Ate.