Takohuni.Com Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Takohuni.com forum
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjërat që nuk e prishin Agjërimin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Gjërat që nuk e prishin Agjërimin Empty
MesazhTitulli: Gjërat që nuk e prishin Agjërimin   Gjërat që nuk e prishin Agjërimin I_icon_minitimeThu Dec 30, 2010 4:56 pm

Nga:
Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz dhe Muhammed bin Uthejmin
( Allahu i mëshiroftë )

Pyetje: Nëse agjëruesi gjatë ditës së Ramazanit duke qënë fjetur bëhet xhunubë, a prishet agjërimi i tij, si dhe a obligohet që të pastrohet sa më shpejt?

Përgjigje: Kjo formë e xhunubllakut nuk e prishë agjërimin ngase kjo është jashtë vullnetit të agjëruesit. Ai duhet të pastrohet ashtu sikur pastrohet prej xhunubllakut nëse e vëren daljen e spermës.

Nëse kjo i ndodhë pas namazit të sabahut dhe nuk pastrohet deri në kohën e drekës, nuk ka bërë ndonjë shkelje fetare.E njejta gjë është edhe nëse kryen mardhënie me gruan e tij gjatë natës e nuk pastrohet deri pas agimit. Është transmetuar se Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem e zinte mëngjesi duke qënë xhunubë nga mardhëniet intime, pastaj pastrohej dhe agjëronte. E njejta gjë vlen edhe për gruan me menstruacione dhe lehona. Nëse atyre u kalon ajo gjëndje gjatë natës dhe nuk pastrohen deri pas agimit, agjërimi i tyre është në rregullë. Mirëpo, nuk u lejohet atyre dyjave e as xhunubit që ta shtyjnë pastrimin deri pas lindjes së diellit. Janë të obliguar që të pastrohen sa më shpejtë para lindjes së diellit në mënyrë që ta falin namazin në kohën e tij.

Burri duhet të pastrohet prej xhunubllakut para namazit të sabahut, që të mund ta falë namazin me xhematë. Allahu është dhurues i suksesit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor




Gjërat që nuk e prishin Agjërimin Empty
MesazhTitulli: Gjërat që nuk e prishin Agjërimin   Gjërat që nuk e prishin Agjërimin I_icon_minitimeThu Dec 30, 2010 4:58 pm

Gjërat që nuk e prishin Agjërimin


Pyetje: Kam qënë agjërues dhe fjeta në xhami, kur u zgjova pashë se isha xhunubë. A ndikon kjo diçka në agjërim duke ditur se unë nuk jam pastruar dhe e fala namazin pa u pastruar? Njëherë tjetër një gurë më goditi në kokë dhe filloi të rrjedhë gjakë, a duhet ta prishë agjërimin për shkak të gjakut? Sa i përket vjelljës, a e prishë agjërimin a jo?

Përgjigje: Xhunubllaku nuk e prishë agjërimin pasiqë ai është pa vullnetin e robit. Ai obligohet të merr gusl (pastrim nga xhunubllaku) nëse ka dalë diç prej tij. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem kur u pyet për këtë, u përgjigjë se xhunubi obligohet me gusl nëse sheh spermën. Namazin që e ke falur pa u pastruar, kjo është një gabim i madh prej teje dhe një e keqe e madhe, prandaj, namazin e falur duhet ta falësh përsëri me nje pendim tek Allahu i Lartësuar.Guri i cili të ka goditë në kokë e pastaj ka rrjedhë gjakë, nuk e prishë agjërimin. Vjellja që del pa dëshirën tende nuk e prishë agjërimin, duke u mbështetur nl fjalën e Pejgmaberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kënd e kaplon vjellja ai nuk duhet të kompenzojë, ndërsa kush vjellë me vetëdëshirë ai duhet ta kompenzojë” trans. Ahmedi dhe autorët e Suneneve me isnad sahih.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor




Gjërat që nuk e prishin Agjërimin Empty
MesazhTitulli: Gjërat që nuk e prishin Agjërimin   Gjërat që nuk e prishin Agjërimin I_icon_minitimeThu Dec 30, 2010 4:59 pm

Gjërat që nuk e prishin Agjërimin


Pyetje: A e prishë agjërimin dalja e el-Medhju nga cilido shkakë qoftë? (el-Medhju: lëng pa ngjyrë i dalur nga organi gjenital i cili i paraprinë spermës)

Përgjigje: Me daljen e tij agjërimi nuk prishet, ky mendim është njëri prej mendimeve më të sakta të ulemave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Gjërat që nuk e prishin Agjërimin Empty
MesazhTitulli: Re: Gjërat që nuk e prishin Agjërimin   Gjërat që nuk e prishin Agjërimin I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjërat që nuk e prishin Agjërimin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Takohuni.Com Forum :: Arti dhe Kultura :: Feja muslimane-
Kërce tek: